Sot, kërcënimi me vrasje ndaj një gazetari nga mbetje sllave me ADN të dyshimtë, që rastësisht nuk është mbështetës i Albinit, nuk është as rastësi e as incident i izoluar.
Është pasojë direkte e një sekti politik që ka mbledhur rreth vetes të gjithë ata që u është prishur kumaria me Serbinë, bashkë me pasardhësit e tyre.
Këta njerëz nuk kanë ndryshuar bindje, vetëm kanë ndërruar flamur për mbijetesë politike.
Dhe kur ndihen të fuqishëm, kërcënojnë gazetarë, shantazhojnë dhe nxjerrin dhëmbët.
Kjo nuk është reformë, kjo është rehabilitim i mbetjeve pro-serbe nën petkun e “patriotizmit” fallco.
Kjo urrejtje e mbjellë me qëllim të përçarjes mes shqiptarëve nuk është spontane dhe as emocionale, është investim afatgjatë i lobit ruso-serb, i ndërtuar me durim dhe i ushqyer me propagandë.
Në vitet e fundit, ky investim është bërë jashtëzakonisht i theksuar, përçarje, linçime, kërcënime, shpifje, gjithçka për ta kthyer shqiptarin kundër shqiptarit.
Kur shikon gjuhën e urrejtjes, objektivat dhe kohën kur shpërthen, e kupton qartë, nuk është rastësi, është strategji djallëzore!
