Modelja e njohur dhe ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njour për publikun shqiptar.
Xheneta Fetahu tregoi në “Trotuar”, se i pranishëm ishte edhe Jozi.
“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.