back to top
8 June 2025
BallinaShow BizzVIDEO/ “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”, bashkëshortja reagon...

VIDEO/ “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”, bashkëshortja reagon për Ferma Club pas deklaratës së Andreas

- Advertisement -

Bashkëshortja e Andreas, Gerta, ka reaguar për deklaratat e fermerit kur mori lajmin se fëmija i tyre i parë ishte vajzë. Me anë të një letre në “Ferma Club”, ajo tha se Andrea është keqkuptuar. 

“Them me plot bindje që është keqkuptim. Unë jam shumë e lumtur që po e përcjellin Andrean dhe po e suportojnë me dëshirën për të njohur njeriun e dashur dhe alegro që njohim edhe ne. Në një reality show ka padiskutim vend për keqkuptime, dhe jam e sigurt që ai është keqkuptuar. Më pëlqen për përgjegjësinë që ka kundrejt publikut.Andrea, si shumica e shqiptarëve, është rritur nga breza paraardhës me shprehi të ndryshme, siç është edhe dëshira për të pasur një djalë për të trashëguar mbiemrin. Por, si çdo eksperiencë e re, edhe të bëhesh prind për herë të parë të ndryshon kuptimin dhe esencën e jetës. Jam shumë krenare për Andrean që e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë që na i dhuroi Zoti. Sot e tregon për të dhënë një mesazh sensibilizues, duke bërë shembull veten e tij. Jam me fat që kam zgjedhur në krah një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm dhe të përkushtuar për familjen, Gerta”, shkruhej në letrën.

https://www.instagram.com/reel/DJwOrP8SA6W/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9ff40c3d-8bca-4abc-840e-efc56c6acd5e&ig_mid=A590B854-C25F-4BA3-B98B-0DCD550E8A77
- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -