back to top
26 July 2025
BallinaShow BizzUeda dhe Arlindi ndajnë momente nga ditëlindja e parë e vajzës së...

Ueda dhe Arlindi ndajnë momente nga ditëlindja e parë e vajzës së tyre

- Advertisement -

Shpërndaje 

Ueda dhe Arlindi e nisën romancën e tyre në spektaklin “Love Island Albania”, ku u bënë një nga çiftet më të dashura për publikun.

Një vit më parë, ata u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Amea, shkruan “Kosovarja”.

Për ditëlindjen e saj të parë, çifti realizoi një fotosesion familjar që tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale, duke ndarë me ndjekësit momente plot dashuri dhe ngrohtësi.

“Amea ime, Gëzuar ditëlindjen. Po e shkruaj këtë mesazh me lot në sy. Nuk e kuptoj si ka kaluar ky vit kaq shpejt. Ndihet sikur ishte dje kur të mbajta për herë të parë në krahët e mi. Jam pafundësisht krenare për vajzën e vogël që po bëhesh çdo ditë.

Çdo arritje e jotja ka qenë e preferuara ime, kur mbajte kokën për herë të parë, kur u bëre aq e fortë sa qëndroje gjatë në “tummy time”, kur u ngrite në këmbë, dhe kur dolën dhëmbët e parë.

Mendova se e dija çfarë është dashuria përpara teje, por ti ia dhe një kuptim krejtësisht tjetër. Një dashuri që e ka plotësuar jetën time në kaq shumë mënyra. Një dashuri e thellë, pa kushte dhe e paharrueshme.
Gëzuar ditëlindjen, Amea jone e bukur. Une dhe Babi te duam më shumë se ç’mund të shprehin fjalët” ishin fjalët e Uedës.

Arlind GashiUeda NdrecajAmea

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -