Këngëtarja Kaltrina Selimi ka ndryshuar dukshëm pamjen e saj, duke u bërë plotësisht bionde. Transformimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ajo ka tani me prezantuesen shqiptare Luana Vjollca.
Kaltrina njihet për stilin e saj të thjeshtë dhe elegancën që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Pamja e re sjellë një frymë të re në imazhin e saj artistik.


Megjithëse prej vitesh jeton në Londër me familjen, Kaltrina Selimi mbetet aktive në muzikë dhe vazhdon të publikojë projekte të reja, duke ruajtur lidhjen e saj me publikun shqiptar.


