back to top
8 June 2025
BallinaLajmeSaranda Bogujevci: Jam duke e shqyrtuar çdo mundësi për padi, këto grupe...

Saranda Bogujevci: Jam duke e shqyrtuar çdo mundësi për padi, këto grupe e kanë sulmuar edhe familjen Jashari kohë më parë

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se beson që sulmet publike nuk kanë të bëjnë vetëm me të, por me gjithë të kaluarën e dhimbshme të vendit dhe viktimat e luftës.

Në përballje me analistë, Bogujevci ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një grup i caktuar individësh sulmon figura simbolike të Kosovës, përfshirë edhe familjen Jashari.

“Fatkeqësisht, grupet e njëjta e kanë sulmuar familjen Jashari shumë kohë më parë. Nëse e kujtojmë aferën ‘Pronto’, kanë dalë incizimet se çfarë është folur për familjen Jashari. Pra, as ata nuk janë kursyer,” ka deklaruar ajo.

Bogujevci ka theksuar se nuk do të qëndrojë e heshtur përballë këtyre sulmeve dhe po shqyrton të gjitha mënyrat e mundshme ligjore, përfshirë edhe ngritjen e padive.

“Ajo që është me rëndësi për mua është sa do të jemi të heshtur përballë një grupi njerëzish, siç janë këta, që vazhdojnë me të njëjtin diskurs. Jam duke e shqyrtuar çdo mundësi – për padi dhe për procese të tjera – sepse kjo shkon përtej meje, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kjo është sulm ndaj të kaluarës sonë dhe ndaj viktimave,” ka thënë ajo në RTK Prime.

Ajo ka reaguar ndaj një deklarate të cituar nga kritikët, që ka të bëjë me familjen e saj, duke thënë:

“Imagjinoni, thonë: ‘Familja Bogujevci nuk ka bërë asgjë, ata nuk kanë luftuar, ata vetëm i kanë vrarë.’ Imagjino si ndihen familjet e tjera që kanë pasur fatin e njëjtë.”

Tags
Lirim Mehmetaj
Saranda Bogujevci

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -