back to top
BallinaShow BizzSara Gjordeni tregon pse u shkëput nga ekrani: Kisha lëkundje emocionale…

Sara Gjordeni tregon pse u shkëput nga ekrani: Kisha lëkundje emocionale…

- Advertisement -

Sara Gjordeni, e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ tregoi se shkak shkëputjes së saj nga televizioni dhe rrjetet sociale u bë periudha e pas lindjes, ose ndryshe ‘post-partum’, të cilën ajo e ka kaluar me shumë luhatje humori dhe një gjendje emocionale jo shumë të mirë.

“Për shumë gjëra duke nisur që nga shëndeti shpirtëror, ngarkohemi, ardhja në jetë e një fëmije ta ngarkon edhe rutinën. Mu desh një shkëputje dhe besoj që më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. Unë i kam ndjerë këto simptoma 8 muaj pas lindjes dhe nuk e dija që ishin ato. Kisha lëkundje emocionale dhe isha e mërzitur. Pastaj nga informacionet e kuptova. U konsultova me mjeken dhe më tha të marr kohë për veten. Kisha një mërzi që nuk e dija se nga më erdhën. Më bezdisnin më shumë gjëra seç duhej. Shenja e parë ishte që nuk duroja dot shumë zhurma, kur mbivendoseshin gjërat. Kam një partner shumë suportues që ka luajtur një rol shumë të madh, e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë me fat për të. U largova nga gjithçka”, tregoi Sara.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -