Rrezarta Shkurta orë me parë ka ndarë një postim të veçantë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Ermalit.
Nëpërmjet një mesazhi plot ndjenjë dhe vlerësim, këngëtarja dhe sipërmarrësja tregoi se dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë, shkruan “Kosovarja”.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, njeriu më i zgjuar, i qeshur me një zemër të madhe sa universi. Ti je njeriu që më bën të qesh edhe kur nuk kam asnjë arsyen, që më sfidon të jem më e fort, më kreative, më e lirë…me Unë. E dua çdo rrudhë të re që na kujton sa shumë kemi jetuar së bashku. Te dua shpirti im ty dhe vogëlushen tonë” ishin fjalët e Rrezartës.
Kujtojmë se nga martesa e saj disa vjeçare çifti kanë në jetë një vajzë.