Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka mahnitur ndjekësit me një paraqitje tërheqëse dhe plot stil.
E veshur me një korset të mbuluar me shkëlqim, ajo ka sjellë një pamje glamuroze që nuk kaloi pa u vënë re.
Ronela ka treguar edhe njëherë se di të luajë me modën dhe të jetë në qendër të vëmendjes me çdo dalje publike. Eleganca dhe vetëbesimi që e karakterizon, e kanë bërë këtë paraqitje një nga më të komentuarat në rrjet.
Fansat e kanë vërshuar me komplimente, duke e quajtur një “divë të vërtetë të skenës shqiptare”. Ronela vazhdon të mbetet një nga artistet më unike dhe më të guximshme në stil.

Sponsored