Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rizarta Hoxha, këtë sezon do të jetë pranë ndjekësve të saj përmes ekranit të Top Channel.
Ajo i është bashkuar emisionit të njohur “E Diell”, i cili rikthehet këtë sezon me shumë risi dhe energji të re, shkruan “Kosovarja”.
Ky projekt pritet të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Rizartës, e cila është shprehur mjaft e lumtur për këtë angazhim të ri.


