back to top
29 July 2025
BallinaLajmePlagoset 27-vjeçari në Stanovc të Vushtrrisë, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja, policia...

Plagoset 27-vjeçari në Stanovc të Vushtrrisë, në vendngjarje gjenden 4 gëzhoja, policia po e kërkon të dyshuarin

- Advertisement -

Shpërndaje 

Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.

I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.

Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Stanovc të VushtrrisëPlagoset 27-vjeçari

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -