back to top
7 July 2025
BallinaLajmeOficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se togeri Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën prestigjioze të Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.

Për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme gjatë trajnimit, Imeraj është nderuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, që jepet për studentët më të dalluar në të gjitha komponentët e kursit.

Ky sukses, sipas FSK-së, përfaqëson jo vetëm përkushtimin individual të toger Imerajt, por edhe nivelin e lartë profesional të oficerëve të FSK-së që po arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare.

Kursi në fjalë është ndër programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë në SHBA dhe përfshin përgatitje në taktika të operacioneve tokësore, lidership ushtarak, vendimmarrje në kushte stresuese, trajnime fizike intensive, menaxhim logjistik dhe teknikë komunikimi në operacione të përbashkëta.

Ky është një tjetër tregues i rritjes së kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -