Me krenari dhe emocion të madh, Alketa ka publikuar një foto të vajzës me kapelë dhe diplomë në dorë, duke treguar se ajo është shpallur studentja më e mirë e Shkollës së Ekonomisë në klasën e vitit 2025.
Në një postim të gjatë në Instagram, Alketa shkruan se Nikolina është pranuar në 5 universitete dhe se krenaria për arritjet e saj nuk ka të krahasuar. Ajo thekson se kurrë nuk i ka vendosur presion fëmijëve për rezultatet, por ka besuar te vullneti dhe përkushtimi i tyre, shkruan Kosovarja.
“Uroj të jesh një zë i fortë në këtë botë, me mendje të bukur dhe zemër të madhe”, shkruan ajo, duke përfunduar me një falënderim për bijën që, siç thotë, “na bëre krenarë”.
Postimi i saj shoqërohet nga mesazhe mbështetëse dhe urime nga ndjekës e miq, të cilët e përgëzojnë për edukimin dhe suksesin e vajzës.

