back to top
BallinaLajmeNë 6 komuna me 70 vendvotime ka përfunduar numërimi i votave të...

Në 6 komuna me 70 vendvotime ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve

- Advertisement -

Deri në përfundimin e ditës së parë pas zgjedhjeve, të hënën në mesnatë, 6 Qendra Komunale të Numërimit kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thëë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera, transmeton Gazeta Papirus. 

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

kandidat komuna numerim vota

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -