Diana Tahiri dhe Ana Ejupi kishin një raport mjaftë të ngushtë që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’, pasi ato u panë disa herë, në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Mirëpo, duket se kjo miqësi nuk iu zgjati edhe shumë.
Një detaj nuk mund të kalonte pa u vënë re, të dyja vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në ‘instagram’.
Ky veprim, ndonëse i thjeshtë në dukje, ka ngjallur menjëherë dyshime te ndjekësit e tyre.
Çfarë ka ndodhur mes tyre? A është kjo thjesht një distancim i momentit apo shenjë e një prishjeje të vërtetë të miqësisë?