back to top
19 June 2025
BallinaShow BizzLaert Vasili: Jam në njohje me një vajzë, i përket botës së...

Laert Vasili: Jam në njohje me një vajzë, i përket botës së të famshmëve!

- Advertisement -

Aktori Laert Vasili, në një intervistë për “S’e luan Topi” ka pranuar se është në një njohje me një vajzë, që tha se i përket botës së showbizit dhe është e njohur, por specifikoi se nuk është Valbona Mhilli.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar. Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -