back to top
25 October 2025
BallinaLajmeKy është serbi që u arratis nga burgu në Mitrovicë – detaje...

Ky është serbi që u arratis nga burgu në Mitrovicë – detaje nga arratisja e tij: Ishte duke punuar

- Advertisement -

Dje rreth orës 15:45, Policia e Kosovës është njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, një person është arratisur. Policia menjëherë ka marr masat duke ngrit pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën përrreth qendrës se Paraburgimit.

Për kërkimin e të njëjtit janë angazhuar edhe njësi të specializuara si njësia policore me qen- K9.

Bëhet fjalë për serbin Radomiroviq Sava, i lindur në Novi Pazar.

Se janë ende në kërkim të tij u konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të PK-së.

Për lajmin ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët njoftuan se si rrjedhojë e arratisjes së dyshuarit, janë pezulluar nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues.

“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”, thuhet ndër tjera në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -