back to top
19 June 2025
BallinaLajmeKadeti kosovar diplomon në Akademinë Ushtarake Ajrore të SHBA-së

Kadeti kosovar diplomon në Akademinë Ushtarake Ajrore të SHBA-së

- Advertisement -

Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke qenë pjesë e gjeneratës së vitit 2025.

Gjatë katër viteve të studimeve, Vuthaj ka ndjekur trajnimin profesional së bashku me kadetë nga e gjithë bota, duke fituar njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën ushtarake.

Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se shtimi i kuadrove të përgatitura në akademitë më prestigjioze botërore do të përforcojë kapacitetet e saj. Kadeti Vuthaj do të bashkohet me oficerët e FSK-së për të dhënë kontribut në avancimin e forcës dhe në ruajtjen e paqes e sigurisë në rajon dhe më gjerë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -