back to top
25 October 2025
BallinaShow BizzIsh-konkurrenti i ‘Përputhen’ ndahet nga e fejuara – vetëm pak kohë më...

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ ndahet nga e fejuara – vetëm pak kohë më pas shfaqet me të re

- Advertisement -

Shpërndaje 

Ish-konkurrenti i reality-show “Për’puthen”, Albi Dhima, ka befasuar ndjekësit e tij me një postim të fundit në Instagram.

Në një story të shpërndarë, ai ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie, duke i vënë kështu pikë përfundimtare ndarjes me të fejuarën e tij Hyrie Vata e cila e pati marrë për të ndërtuar jetë bashkë në Amerikë.

Çifti Albi dhe Hyrie u fejuan në vitin 2022, por duket se marrëdhënia e tyre nuk arriti të përballojë kohën dhe sfidat

Me postimin e fundit, Albi tregoi se tashmë i ka ndarë përfundimisht rrugët me ish-partneren dhe ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale.

Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e vajzës me të cilën po përjeton këtë histori të re dashurie, duke lënë hapësirë për shumë kureshtje dhe aludime nga publiku.

Tashmë mbetet të shihet se kur ai do të vendosë të ndajë publikisht më shumë rreth lidhjes së re dhe të dashurës misterioze.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -