“Viti 2026 si duket po fillon me mrekulli për Kosovën”, kështu ka shkruar analisti kosovarë në Amerikë, Uk Lushi, në një postim në Facebook.
Duke ironizuar, Lushi tha se të gjithë mërgimtarët që kanë votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të riatdhesohen në Kosovë.
“Burimet në fjalë thonë që këtë vit popullsia e Kosovës do të rritet për 15% pasi që do të riatdhesohen 210 000 votues në Kosovë sipas Planit Trump-Kurti. Tashmë janë dorëzuar listat e atyre që kanë votuar dhe jetojnë si emigrantë në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë dhe Itali. Deri më 10 janar priten të kompletohen listat e shqiptarëve që kanë votuar nga ShBA dhe Kanadaja”, ka shkruar ndër të tjerash, Lushi.
