Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti ka ndarë një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët, duke shprehur dëshirën për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.
Por përtej fjalëve, ai ka bërë edhe një veprim mjaft domethënës që ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Gjatë ditës, këngëtari ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku ka vendosur buqeta me lule në nder të dëshmorëve të kombit, shkruan “Kosovarja”.
Ky veprim i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku. Një numër i madh ndjekësish e kanë lavdëruar për respektin që ka treguar ndaj historisë dhe sakrificës së familjes Jashari.
Gjithashtu këngëtari ka treguar se këtë festë e kaloi pranë njerëzve të zemrës.