Hysen (Eni) Lato, 20-vjeçari i shpallur i humbur pak orë më parë nga JOQ ALBANIA, eshtë gjetur i varur në një pemë.
Banorët e fshatit Gjonomadh kanë gjetur ne orët e para te mengjesit trupin e pajete te 20- vjeçarit Eni dhe menjehere kanë njoftuar policinë.
Per momentin rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta, pasi i riu prej 6 ditësh ishte larguar nga shtëpia.
Ai kishte lënë të gjitha sendet personale, celularin dhe paratë në shtëpi dhe ishte larguar ne drejtim te paditur.
Ka dyshime se i riu po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike, por kjo ende nuk eshte konfirmuar.