back to top
7 July 2025
BallinaShow Bizz“Gjashtë muajsh shtatzënë, fshija barkun me korse” – Inva Mula tregon momentin...

“Gjashtë muajsh shtatzënë, fshija barkun me korse” – Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

- Advertisement -

Sopranoja e njohur, Inva Mula, në “Goca dhe Gra” rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën.

Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, kujtoi periudhën kur ishte në pritje të ëmbël dhe i duhet të vazhdonte me shfaqjet e planifikuara më herët.

Ndërkohë që priste të sillte ne jetën vajzën e saj, artistja humbi edhe nënën.

“Kur ka lindur vajza, unë kisha kontrata të parashikuara që nuk mund t’i anuloja. Madje, isha në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe nuk kisha treguar që isha shtatzënë. Sepse nëse je pjesë e kalendarit që 2-3 vite më parë, publiku ka ardhur për ty dhe ti e anulon, është papërgjegjshmëri. Shtatzënia ime nuk ishte e parashikuar, sepse ishte vonë në raport me kolegët e tjerë dhe unë nuk doja ta tregoja këtë gjë”.

“Luaja një rol që kisha një fustan pas trupit dhe unë dukesha që çdo ditë fryhesha dhe shëndoshesha. Produksioni shkonte tre javë, e kisha të vështirë si do i shkoja deri në fund. Ia dola me 2-3 korse, nuk u kuptua, thanë Inva po shëndoshet dhe kaq”, tha ndër të tjerash.

Më pas tregoi për të ëmën që i ndërroi, duke e përshkruar këtë kohë si më të vështirën në jetë.

“Kur erdha në Shqipëri, kisha nënën shumë të sëmurë, arrita ndenja dy javë dhe ajo ndërroi jetë. Unë isha shtatzënë, duhet të anuloja të gjitha kontratat. Duhet të shkoja përpara me kontratat e tjera, deri në muajin e tetë. Ai ishte moment shumë i vështirë, vuajta shumë”.

Tags: barkunfshijagjashtekorsemuajshshtatezene

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -