Gazetari Ermal Panduri ka reaguar pas, siç i ka quajtur ai, përpjekjeve për ta penguar transmetimin e emisionit të mbrëmjes së sotme. Ai ka bërë të ditur se disa ish-punonjës të EULEX-it kanë tentuar të ushtrojnë presion dhe frikësim ndaj tij dhe ekipit të tij, përmes telefonatave, thirrjeve, mesazheve të koduara dhe kërkesave të drejtpërdrejta që dokumentet të mos publikohen.
“Na janë trashur lëkurat nga këso lloj shantazhesh – as që i bëjmë hesap”, ka deklaruar Panduri, duke theksuar se pavarësisht presioneve, emisioni do të transmetohet.
Ai ka paralajmëruar se sonte, nga ora 21:00, do të bëhen publike për herë të parë materiale të ndjeshme që përfshijnë:
Laptopin personal të Nazim Bllacës
Dosje sekrete të EULEX-it
Email-e me prokurorë serbë
Audio-incizime ku Bllaca kërcënon drejtësinë ndërkombëtare
Emra që nuk janë përmendur kurrë më parë publikisht
“Shihemi në gjykatë, nëse aty e kanë shpresën e fundit”, ka shtuar gazetari Panduri, duke u zotuar se nuk do të ndalet përballë metodave të vjetra shantazhuese.
Tags: Ermal PandurieulexgazetariNazim Bllacareagon