Pas romancës së tyre të përfolur në shtëpinë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania”, duket se lidhja mes këngëtares Egli dhe artistit Gjesnti nuk ka përfunduar me kaq.
Madje, sipas ndjekësve të vëmendshëm, Egli jo vetëm që ka ruajtur një afeksion të veçantë për Gjestin, por ka nisur edhe ta imitojë në stil dhe qëndrim publik, shkruan “Kosovarja”.
Në daljet e fundit, Egli është parë me veshje plot ngjyra të ndezura, detaje eksperimentale dhe një qasje gjithnjë e më avangarde në paraqitjet e saj, goxha si Gjesti.
A është kjo thjesht një fazë kreative për Eglin, apo një dëshmi se ndjenjat për Gjestin janë ende të forta?