back to top
20 June 2025
BallinaMuzikëEdhe pas arrestimit për kultivim të hashashit, Enca nuk pendohet ja çfarë...

Edhe pas arrestimit për kultivim të hashashit, Enca nuk pendohet ja çfarë thotë

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në ballkonin e banesës në Lundër, dy vite më parë.

Asaj kohe 27-vjeçarja gjatë dëshmisë së dhënë në polici ka deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Po ashtu teksa ishte e ftuar në një intervistë, Enca pohoi të njëjtën arsye duke shtuar ndër të tjera se e ka kuptuar gabimin e bërë.

“Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” u shpreh ajo.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse është përdoruese e hashashit, këngëtarja theksoi se: Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë.”

Kujtojmë që Enca ishte së bashku me ish-partnerin e saj, Mickey Neblett, në banesë kur u arrestua nga policia.

Enca

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -