Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama, e cila është pjesë e skenës muzikore për shumë vite, është një nga figurat më të diskutuara të estradës shqiptare.
Ndër vite, karriera e saj është përshkuar edhe nga skandalet, shkruan “Kosovarja”.
Një nga incidentet më të përfolura ndodhi gjatë “BBVA” në Shqipëri, Big Mama shpërtheu në lot dhe tensione të mëdha pas një konflikti verbal me një tjetër pjesëmarrëse. Incidenti shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe ndau publikun në dy grupe, ata që e mbështetën për sinqeritetin e saj dhe ata që e kritikuan për mënyrën e reagimit.
Këngëtarja ka qenë e njohur për deklarata pa filtra në intervista, duke sfiduar tabutë sociale dhe duke folur hapur për tematikat që shumë artistë të tjerë i shmangin. Në disa raste, fjalët e saj janë interpretuar si provokative apo edhe fyese, si në rastet e fundit në “Ferma Vip” karshi Big Bastes dhe së fundi Yllit.
Një nga diskutimet më të bujshme ndodhi kur ajo këndoj në gjuhen serbe.