back to top
27 July 2025
BallinaLajmeLajme nga vendiAksident në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen 4 persona

Aksident në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen 4 persona

- Advertisement -
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Një automjet i punës raportohet se ka goditur një makinë të tipit “Mercedes” në fshatin Kçiq.

Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulanca  për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.

Aksidenti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të lënduar kanë mbetur katër persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -