Modelja Adrola Dushi ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.
“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.