Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se figura e Ibrahim Rugovës është e vlerësuar ndërkombëtarisht dhe se kontributi i tij nuk mund të minimizohet apo të tjetërsohet për interesa politike
“Figura politike si Ibrahim Rugova janë të vlerësuara ndërkombëtarisht. Shumë gjëra nuk mund t’ia heqim e as t’ia shtojmë. Ne ia kemi parë hajrin fort, edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm me i kultivu ato ne e thyejmë qafën, sikur sot kur dikush pretendon me krahasu Albin Kurti me Ibrahim Rugovën është pikërisht si me krahasu dritën me errësirën” u shpreh ajo.
Gaxherri rikujtoi se Rugova ishte përballur me kundërshtime, sulme dhe tentativa atentatesh, duke shtuar se situata sot është “relaksuar” krahasuar me periudhat e mëhershme të përplasjes politike.
Ajo kritikoi ashpër thirrjet e kryeministrit Kurti drejtuar elektoratit rugovian që t’i bashkëngjitet atij, duke pretenduar se ai “po ecën në rrugën e Rugovës”.
“Sot ai e thërret elektoratin rugovian, jo të LDK-së, t’i bashkëngjitet, duke pretenduar se është në rrugën e Ibrahim Rugovës, qe ku shkon injoranca”, deklaroi Gaxherri.
