Shperndaje
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ishte i ftuar në Blic Intervieë me Astrit Gashin, ku foli për zhvillimet politike dhe raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, raporton GazetaBlic.
Haliti tha se, sipas tij, Kurti i ka dërguar një mesazh publik Osmanit që “t’i bëjë vetë votat”, duke shtuar se interesat politike shpesh ndryshojnë qëndrime. Ai vlerësoi se Kurti mund të synojë ndryshimin e presidentit dhe, në rast presioni për të shmangur zgjedhjet, mund të tentojë marrëveshje si për qeverinë ashtu edhe për presidentin.
Sipas Halitit, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është i dëmshëm, ndërsa presidenti duhet të jetë figurë konsensuale dhe e pranueshme nga të gjitha palët. Në fund, ai theksoi se partitë politike duhet të analizojnë me kujdes pasojat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se prioritet mbetet themelimi i institucioneve dhe ruajtja e stabilitetit të vendit
