Shperndaje
Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve që ende është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit të Rezultateve nxori në pah se shumë vota i janë hequr disa kandidatëve e i janë shtuar të tjerëve.
Analisti Ilir Deda për këtë çështje tha se tash do të matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit për të gjithë komisionerët që kanë kryer veprën penale.
Ai po ashtu tha se duhet të ketë pasoja për ata që dhanë urdhra për vjedhje votash.
“D.m.th me qindra e qindra komisionerë të gjitha partive politike paskan kry vepër penale me këtë vjedhje masive të votave të kandidatëve për deputetë. Tash a do të përfundojnë në burg apo do të gjobiten financiarisht këta hajna? Këtu matet shteti ligjor dhe sundimi i ligjit. Po shihet që Kosovës i duhet një model zgjedhor që e largon komplet faktorin “njeri”. Ndërsa sa i përket partive, më së paku do të duhej të ketë pasoja edhe për ata që kanë dhënë “urdhër” për këtë manipulim të madh”.
