Egli Tako, këngëtarja dhe tashmë prezantuese televizive, ka ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimi i saj në Turqi.
Ajo është pjesë e programit “E Diell” në “Top Channel”, ku drejton një rubrikë të dedikuar fëmijëve.
Gjatë fundjavës, Egli ka ndarë disa pamje relaksuese nga udhëtimi i saj, ku shihet duke pushuar dhe duke shijuar kohën e lirë pas angazhimeve televizive, shkruan “Kosovarja”.

Një nga pozat e saj, ku ajo i ka ngritur këmbët lart gjatë vozitjes, ka tërhequr vëmendje e ndjekësve të saj.


