back to top
8 June 2025
BallinaLajmeAgjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

- Advertisement -

Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në seancën e së enjtes u tha se Vlajiq, agjent i BIA-s serbe, ka lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Ai ishte arrestuar në qershorin e 2024-s, me dyshimin se kishte mbledhur dhe dërguar informacione te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, raporton Koha.

Sipas Prokurorisë, Vlajiq kishte krijuar një rrjet të të punësuarve të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së organizatave ndërkombëtare në Kosovë që, sipas aktakuzës, ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë brenda territorit të shtetit.

Ai u përgjigj me “po” në gjuhën serbe kur u pyet nga gjyqtari nëse i kupton pasojat e pranimit të fajësisë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -