back to top
21 June 2025
BallinaLajmeLajme nga vendiShpëtohen dy shtetase të huaja në bjeshkët e Sharrit, kishin humbur teksa...

Shpëtohen dy shtetase të huaja në bjeshkët e Sharrit, kishin humbur teksa po shëtiteshin

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arritur që dy shtetase të huaja të shpëtohen në Bjeshkët e Sharrit, pas një operacioni të kërkim-shpëtimit.

Dje rreth orës 08:00, ato teksa po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit.

Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën.

Rreth orës 20:50, policia në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre.

Përmes një audio-incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej.

“Menjëherë, policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.

Me këtë rast, policia ka falënderuar të gjitha strukturat e përfshira në këtë operacion, në veçanti Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, njësitë policore të të gjitha niveleve, qytetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në gjetjen dhe shpëtimin e suksesshëm të dy alpinisteve.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -