back to top
27 July 2025
BallinaLajmeLajme nga vendiKompanisë “DELFIN” i zbulohen 35 mijë kilogram mish peshku të infektuar, detaje

Kompanisë “DELFIN” i zbulohen 35 mijë kilogram mish peshku të infektuar, detaje

- Advertisement -

Vitin e kaluar ishin zbuluar 88 mijë kilogram mish peshku me krimba “Anisakis”. Këta mish peshku është importuar nga Spanja në Kosovë nga kompania “MC FOOD” Sh.P.K. me pronar Izet Sheqirin. 35 mijë kilogram ishin gjetur në kompaninë “DELFIN”. Lloji i peshkut që është konstatuar e infektuar me krimba është Hake.

35 mijë kilogram mish peshku të infektuar me krimba, ishte importuar nga Spanja dhe Maqedonia e veriut në Kosovë në fund të vitit 2023 nga kompania “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. me pronar Basri dhe Avni Krasniqi.

AUV kishte urdhëruar për ndalimin e tregtimit të këtij produkti kompaninë “DELFIN”.

Në arsyetim thuhej se mostrat e marra nga Inspektorati Veterinar rezultuan me prezencë të parazitit krimba – “Anisakis”.

Anisakiaza shfaqet kur hahet ushqimi i kontaminuar me larvat, të cilat depërtojnë në mukozën e stomakut ose të zorrëve duke shkaktuar dhimbje barku, fryrje, të vjella dhe diarre. Në rastet më të rënda të anisakiazës, njerëzit mund të zhvillojnë perforime në stomak ose zorrë. Kur ndodh një infeksion serioz, larvat migrojnë në organe dhe inde të tjera.

Mishi i peshkut i kompanisë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. që është konstatuar e infektuar me krimba është e llojit Hake (Merluc Hubbsi), përderisa sasia e tij është 35,170 kilogramë.

Një javë pas inspektimit dhe vendimit për ndalimin e tregtimit të kësaj sasie peshku, AUV merr një vendim të ri me të cilin e urdhëron kompaninë “DELFIN” L.T.D. Sh.P.K. për kthimin e këtij produkti ushqimor në vendin e origjinës ose të bëjë kërkesë për asgjësimin e tij.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk e kishte informuar opinionin me rastin e zbulimit të kësaj sasie marramendëse të mishit të peshkut të infektuar me krimba, e aq më pak me emrat e kompanive që e kanë importuar këtë produkt ushqimor të ndjeshëm.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -