back to top
19 June 2025
BallinaLajmeLajme nga vendiIlir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po...

Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt

- Advertisement -

Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë se po bën “gjithçka për ta prishur standardin e zgjedhjeve”.

Mirëpo, sipas tij “asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë”.

“Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM””, shton ai.

Postimi i plotë:

Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve.
Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë krimi…Shiko më shumë


- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -