back to top
20 June 2025
BallinaLajmeLajme nga vendiKandidatja e dështuar e VV’së, Haxhiu fajëson opozitën: Kjo sjellje është e...

Kandidatja e dështuar e VV’së, Haxhiu fajëson opozitën: Kjo sjellje është e papranueshme

- Advertisement -

Kandidatja e propozuar nga VV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur pas dështimit të 14-të për konstituimin e Kuvendit.

Haxhiu fajëson opozitën për këtë bllokim të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se “po vazhdon me qasje destruktive”.

“Besoj që qëndrimet e opozitës po i shihni. Ka një tendencë për t’i bllokuar konstituimin e Kuvendit.
E kemi kushtetutën, aktgjykimin, letrën e Presidentes Osmani. Së pari aktgjykimi i GJK thekson se deputetët në seancën konstituive duhet të votojnë për, kundër apo abstenojnë dhe nuk mund të lirohen nga kjo. Poashtu, Dehari i është drejtaur Presidentes Osmani për pengesat që i vendoste opozita dhe edhe në letrëne Presidentes thuhet se duhet të gjendet një zgjidhje.
Opozita po vazhdon me një qasje destruktive, të papranueshme, duke mos marrë përgjegjësinë që i takon.

Sic e ka thënë edhe Kurti dje, kryetari dhe nënkryetarët zgjedhen nga deputetët e Kuvendit dhe është në të njëjtin paragraf, në të njëjtin nen. Prandaj, duhet që të dalim nga kjo situatë, ne kemi tashmë një propozim të kryesuesit – një votim të fshehtë – që enjeh edhe aktgjykimi i GJK dhe është një votim shumë demokratik.

Këta kanë vendosur që të vijnë aty, të qëndrojnë aty dhe të mos votojnë., Kjo është sjellje e papranueshme, destruktive dhe secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë.

Për mua cka është shqetësuese është që nuk po zbatohet aktgjykimi i GJK.
Prandaj, urojmë që të reflektojnë sepse kjo sjellje është e papranueshme”, deklaroi Haxhiu.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË LIDHUR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

- Advertisment -